18,04,2024

Policia e Kosovës me fushatë vetëdijësuese për bombolat e gazit në Ferizaj

Must Read

Në kuadër të projektit “Bombolat e gazit”, sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar një fushatë lidhur me rreziqet dhe pasojat gjatë përdorimit të bombolave të gazit, si dhe kujdesi që duhet pas nga këto pajisje.

Sipas një njoftimi për media, me këtë rast janë shpërndarë fletushka vetëdijesuese për qytetarët dhe bizneset, në pika karburanti, qendra tregtare, restorante dhe lokale tjera,  që kanë të pajisur aparate me bombola të gazit .

 “Pas kësaj fushate, policia do të koordinojë aktivitetet e saja dhe do të angazhohet në mënyrë permanente në terren , në bashkëpunim edhe me inspektorët përkatës, nga niveli qendrorë dhe ai lokal”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek qytetarët,  që të kenë kujdes mbi rreziqet që paraqesin bombolat e gazit nga përdorimi i tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img