11,09,2025

Policia arreston pesë persona të dyshuar për trafikim dhe prostitucion

Must Read
Arrestim

Në rastin e parë Policia e Kosovës, me datën 14 shtator 2016, në rajonin e Mitrovicës, ka bërë arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.

Operacioni policor është realizuar pas një hetimi disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku veprimtarinë e trafikimit personat e dyshuar e kryenin në bashkëpunim edhe me të dyshuarën femër shqiptare, e cila ende nuk është arrestuar, por identiteti i saj është i njohur për Policinë.

Të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë:

  1. M. lindur me 1998 m/sh/k
  2. M. lindur me 1996 m/sh/k
  3. S. lindur me 1992 m/sh/k

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e arrestuar ndalohen për 48 orë.

Me këtë rast  është identifikuar edhe një viktimë  e cila  është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit në Kosovë.

Në rastin e dytë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore pas një pune hetimore, në një lokacion të Prishtinës kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  1. D. lindur me 1961 f/sh/k
  2. Q. lindur me 1944 m/sh/k

Pas intervistimit të të dyshuarve nga ana e hetuesve policorë të DHTQNJ-së këta të dyshuar me urdhër të gjykatësit kujdestar të divizionit për kundërvajtje janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img