17,05,2024

Po vazhdojnë punimet në projektin e kanalizimit në fshatin Tërrn

Must Read

Komuna e Ferizajt ka nisur së jetësuari projektin e rregullimit të kanalizimit në fshatin Tërrn, një projekt i mirëpritur nga banorët, i cili u jep fund  problemeve që kanë pasur me ujërat e zeza.

Gjatë ditës punimet në këtë projekt nga afër i ka përcjellë edhe  kryetari i Ferizajt Agim Aliu, të cilin banorët edhe e kanë falënderuar për orientimin e investimeve në lokalitetin e tyre.

“Këtë projekt e kemi pritur me kënaqësi  falë kryetarit Aliu, se ka 15 vite që ky kanalizim nuk ka funksionuar” ka thënë Nazmi Musliu, kryetar i fshatit  Tërrn.

Në anën tjetër Drejtori  për Infrastrukturë  Arbër Bytyqi  ka thënë se ky projekt I jep zgjidhje njërit ndër projekteve më rënduese që ka pasur ky fshat. Sipas tij, komuna po vazhdon të mbështesë  këtë lokalitet me investime të cilat i kanë munguar prej pasluftës.

“Vështirësitë e fshatit Tërrn  kanë qenë  të mëdha me problemin e kanalizimit pothuajse nga paslufta Besoj që me këtë projekt  do ti japim zgjidhjen përfundimtare problemit të kanalizimit në fshatin Tërrn. Bëhet fjalë  për një projekt  të ri i cili do të ndikojë direkt në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit të fshatit Tërrn, një projekt që kap vlerën prej 170 mijë euro, projekt që është marrë edhe me urgjencë për shkak të shqetësimeve të banorëve që të përfundohet sa më shpejt. Këtë projekt e kemi marrë me prioritet edhe për shkak të situatës me pandeminë  COVID-19  dhe me procedura të përshpejtuar që të krijohen kushte higjienike për banorët e kësaj ane” ka thënë Bytyqi

Ky fshat disa herë është përmbytur edhe nga reshjet  dhe ky projekt nga banorët po shihet si mjaftë domethënës.

Kryetari i fshatit Tërrn, Nazmi Musliu tha se  beson që me përfundimin e këtij projekti banorët  nuk do të kenë më problem me ujërat e zeza.

Krahas këtij projekti në këtë fshat janë duke vazhduar punimet edh në disa projekte tjera të Komunës. Pritet të vazhdojnë punimet edhe në projektin e rrugës kryesore. Kjo vetëm pasi të rishikohen disa ndryshime në këtë projekt. Drejtori Bytyqi apelon te qytetarët  e këtij lokaliteti që të bëhen pjesë e eliminimit të problem pronësore me qëllim që ky projekt të jetësohet.

“Në kuadër të këtij projekti kemi ndërtuar edhe rrugën e re dhe skemën e elektrifikimit të këtyre sistemeve të kanalizimit. Kemi filluar edhe me përfundimin e rrugicave të fshatit Tërrn, kjo nga një projekt përfundimtarë ku janë përfshirë të gjitha rrugicat e mbetura.Besojë që ditëve në vijim kjo do të fillojë sepse  jemi duke shqyrtuar mundësinë e fillimit sa më të shpejtë të punimeve.   Në konsultimet që I kemi pasur me Ministrinë e Infrastrukturës, pasi edhe pas dhënies së tenderit ka pasur kërkesa të banorëve për ndërrimin e projektit të rrugës kryesore  dhe në dakordim me banorët I kemi bërë të gjitha ndryshimet dhe po presim që shumë shpejt këto të aprovohen edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe pas aprovimeve të nevojshme do të kërkojmë nga kompania që të fillojë me punime edhe në rrugën kryesore. Gjithashtu u bëjë thirrje edhe banorëve që të jenë bashkëpunues , pasi kemi probleme edhe me  prona në trasenë e rrugës” ka thënë Bytyqi.

Fshati Tërrn është konsideruar si një ndër fshatrat me më pak investime.

Kryetari Aliu me këtë projekt po i përmbush zotimet   për projektet e këtij lokaliteti, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img