Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte të ish drejtorit politik të UCK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllanë, Hakiun 17 vite më parë.
Por ky shfajësimi përmes “be-së” në kanun e bindi ta shfajësoj Thaçin që e kishte akuzuar kaherë.
E është një pleqnar nga Vushtrria që tregon se si kryet ky zakon kanunor. Sipas Ali Jonuzit qe njihet si Ali Pasoma, për shfajësim të një gjaku duhen 24 betar. Gjysmën e tyre e cakton i akuzuari e gjysmën tjetër familja që e akuzon një person të caktuar.
E bindja e pleqnarëve nuk është e lehtë. Spas tij nëse nuk ka be nga të gjithë, gjaku nuk shpëlahet.
Rrahman Lajqi, pleqnar tjetër nga ana e Dukagjinit, e përgëzon Thacin për gatishmërinë që të bëjë be. Madje Lajqi thotë se tani kanuni po aplikohet me të madhe.
Por njohësi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj, rastin kur një president vendi thirret në kanune quan të papranueshëm.
Ai madje vlerëson se në rastet penale as e drejta zakonore nuk mund të merret parasysh.
Ndryshe mësuesi dhe aktivisti e LDK nga Vojniku i Skenderajt Haki Imeri ishte vrar me 2 nëntorit të vitit 1999. Dorasit e tij ende nuk janë zbardhur.Nga presidenca nuk ka pasur deri më tani një reagim lidhur me çështjen e besë, së përmendur nga familjarët e Imerit.