18,04,2024

Përurohet objekti i renovuar i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj

Must Read

Mesditën e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe drejtori i infrastrukturës, Meriton Hajdini, me prezencën edhe të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Zv.Shefes së Zyrës së BE-së AnnaCarin Platon, përuruan punimet e kryera në renovimin e tërësishëm të objektit të zjarrfikësve në Ferizaj, investim ky i Komunës së Ferizajt në kuadër të projekteve për efiçiencë të energjisë si dhe bashkëpunimit me Fondin e Efiçiencës së Energjisë.

Të pranishmit në këtë përurim, përveç kushteve më të mira të punës që tashmë janë krijuar për zjarrfikësit, theksuan përpjekjen e rëndësinë e këtij projekti financuar nga Komuna, që shpalos qasjen e pushtetit lokal, në pikëpamje të politikave për efiçiencën e energjisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img