28,04,2024

Inaugurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Must Read

Sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit.

Kjo autostradë e gjatë 65.5 kilometra do të lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, transmeton Indeksonline.

Në përurim morën pjesë liderët nga Kosova, nga Maqedonia, ambasadorë e qytetarë të shumtë.

Në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, autostradë kjo që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut ishte prezent edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Në fjalën e tij para të pranishmëve presidenti ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e kësaj autostrade.

“Sot po përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Është një investim i fuqishëm, por që ia ka vlejtur, sepse një Kosovë e lirë dhe e pavarur edhe duhet të zhvillohet. Prandaj, nëse dje kemi ëndërruar që të kemi një Kosovë të tillë, sot e kemi realitet. Nëse dje na është dukur e pamundur që të kryejmë projekte të tilla, sot i kemi realitete. Nëse dje këto përvoja i kemi kaluar në botën perëndimore, sot i kemi në Kosovën e re”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se kjo është Kosova e re, moderne dhe evropiane.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lekaj ka thënë se kjo autostradë përveç me Maqedoninë e Veriut e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë, njofton Klan Kosova.

“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës!”, është shprehur Lekaj, njofton Klan Kosova.

“Ju uroj për këtë vepër madhore dhe qytetarët tanë shpresoj që të kalojnë pa aksidente në këtë pjesë. Gëzuar e gëzofshim së bashku”.

Veseli në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”: Kosova faktor stabiliteti që po ndërton ura

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi, tha se Kosova është faktor stabiliteti që po ndërton ura, raporton Ekonomia Online.

 “Te Kosova gjithmonë do të gjeni një partner të sinqertë dhe bashkëpunues. U jemi falënderues kryeministrave të vende fqinje. Nuk do ta harrojmë kontributin tuaj pozitiv për vendin tonë”.

“Kosova është e fuqishme edhe të krijojë mrekulli të cilat nuk i kemi në Ballkanin Perëndimor”.

Veseli shtoi se tash do të jetë orientimi kah zhvillimi ekonomik dhe kah sundimi i ligjit dhe rendit.

“Është interes strategjik i Kosovës që të lidhet me autostradë edhe me Malin e Zi”, tha Veseli.

Haradinaj: Paratë për ndërtimin e autostradës u shpenzuan në përputhje me ligjin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por edhe tërë rajonit.

“Është privilegj të jemi bashkë në hapjes e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën”, tha ai.

Haradinaj ka thënë që përkundër sfidave që kanë hasur nuk janë ndalur deri në përfundimin e autostradës.

“Përkundër sfidave ne nuk jemi ndalur, falënderojmë edhe Bechtel Encan për këtë punë që kanë bërë”, tha ai.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se paratë me të cilat është ndërtuar autostrada janë të taksa paguesve, në përputhje me obligimet ligjore.

“Janë pare të taksa paguesve të qytetarëve të Kosovës është bë kujdes që ky  investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore”, shtoi ai.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, i cili ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kjo autostradë e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë.

“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve”.

“Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës. Ju uroj për këtë vepër madhore dhe qytetarët tanë shpresoj që të kalojnë pa aksidente në këtë pjesë. Gëzuar e gëzofshim së bashku”, tha ai.

Zoran Zaev: Së shpejti hapet tenderi për Autostradën Shkup-Bllacë

Përurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, bëri që në Kosovë të vijë edhe Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

Kryeministri maqedonas tha se këtyre ditëve do të hapin tenderin për të përfunduar autostradën nga Shkupi deri në Bllacë, e cila pritet të kushtojë mbi 1 milion euro, raporton Ekonomia Online.

“Emri që përurohet sot është i një emri të madh siç është Arbën Xhaferi, njeriu që dha shumë jo vetëm për vendin tonë. Kjo është një rrugë moderne që e lidh rajonin dhe që na shtyn edhe neve që këto ditë të hapim tenderin për autostradën Shkup-Bllacë, më gjatësi 14 kilometra , me buxhet prej 1 milion e 700 mijë”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, tha se ndihet i privilegjuar për pjesëmarrjen në përurimin e kësaj autostrade.

“Është një privilegj i madh të jemi këtu në përurimin e këtij projekti të madh i cili është punuar nga më shumë se 9 mijë punëtorë”, tha ai.

Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi dhe  Kryeministri i Malit të Zi. Ndonëse ishin të ftuar, ftesës për këtë përurim nuk i janë përgjigjur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe as përfaqësues tjerë të ftuar nga ky vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img