23,11,2024

“Përqafim engjëjsh”, Libri rrëqethës i Shkelzen Marevcit tashmë pa dritën

Must Read

E po, ndonjëri nga ju do të qajë e tjetri do të qeshë. Ndonjëri lavde do të thurë e tjetri sharje nga goja do të nxjerrë, ngaqë tregimet e këtij libri përmbajnë larmi emocionesh, nga ato të gëzueshme e deri tek ato rrëqethëse, të nxitura nga personazhe sa të dashur aq të urryer.

Me Përqafim engjëjsh do të jetoni e përjetoni çaste dhunimi, vrasje e rrëmbimi. Do të rrugëtoni së bashku me të rinjtë në shmangiet e tyre, duke ndier yshtjet për vetëvrasje. Do të digjeni nga i nxehti i lotëve të jetimëve. Do t’i mbyllni veshët nga rënkimet dhe britmat e zërave zemërplagosës të të burgosurve të dhunuar. Do të ndiheni krenar me qëndresën e nënëlokeve atdhetare. Rrëmbyesit e vajzave të mitura do t’i urreni nga thellësitë e errësirave të brendësisë suaj. Do të gëzoheni nga telefonata që ia ndryshoi jetën Albanit, personit me aftësi të kufizuar. Me Përqafim engjëjsh lotin dhe gëzimin do t’i gjeni sa të bashkuar e sa ndaras…

Një tjetër vepër e arrirë e Shkelzen Marevcit, në të cilën autori, si njohës i mirë i psikikës dhe psikologjisë njerëzore, ka arritur të shpërfaqë mjeshtërisht dyzimet, mundimet, brengat e fatkeqëve që janë të detyruar të vuajnë nga kjo shoqëri dhe sistem njerëzor që i mundon dhe i sfilit qeniet e pafajshme njerëzore.

Në këtë përmbledhje me tregime, autori Marevci ka shënuar një sukses tjetër të madh sepse në të shihet një shkrirje e lakmueshme lirizmit të ndier me epikën e qartë, të saktë dhe çarmatosëse. Kur lexon përmbledhjen me tregime Përqafim engjëjsh të duket sikur autori Marevci përshkruan me saktësi dhe mjeshtëri të paparë kushtet e shoqërisë sonë shqiptare (jo vetëm të Shqipërisë, por më gjerë, gjithkund ku jetojnë shqiptarë gjithmbarë).

 Përqafim engjëjsh, një tjetër arritje e madhe e Marevcit, që s’duhet lënë pa u lexuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img