03,05,2024

Përmes ecjes nga Ferizaj deri në Jezerc, kujtohet sakrifica e të rënëve për liri

Must Read

Duke përshkuar rrugën që e kaluan para 20 viteve, e duke kënduar këngë për atdhe, të veshur me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-luftëtarët e UÇK-së kujtuan çastet e rënda që kaluan pikërisht në malet e Jezercit.

Ecja nga Ferizaj deri në fshatin Jezerc, e cila u organizua në kuadër të aktiviteteve për 20 vjetorin e “Epopesë së lavdishme të Jezercit”, i ka rikthyer në kohë ish-luftëtarët e UÇK-së.  Veterani Nexhat Shahini, thotë se qenka ndjenjë e veçantë që pas 20 vitesh të veshësh unformën e ushtarit dhe të kalosh rrugën që para 20 viteve nuk ishte e lehtë.

“Një emocion i veçantë, rikthimi pas 20 vitesh në uniformë dhe përshkimi kësaj rruge për t’i përkujtuar të gjithë të rënët për liri në këtë ditë të veçantë përpos dhembjes ndjejmë edhe krenari që dikur shërbyem për çlirimin e vendit tonë, faleminderit  për organizatorët që na e dhuruan këtë emocion që pas 20 viteve t’i kthehesh uniformës ushtarake”,tha Shahini.

Kjo ecje nga qyteti deri në malet e Jezercit, u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni”. Pjesëmarrësit thanë se kjo është më e pakta që mund të bëjnë në nderim të atyre që dhanë jetën për liri.

“Ka 5 ditë që janë duke u organziuar aktivitete për 20 vjetorin e jubileut të Jezercit, prandaj edhe ne deshëm të kontribuojmë si shoqatë që ta shënojmë në mënyrën tonë këtë manifestim”, tha Besnik Reka nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni”.

“Për të nderuar ushtarët të cilët kanë dhënë jetën dhe janë flijuar në fshatin Jezerc ne e kemi bërë organizimin në bashkëpunim edhe me komunën, kemi organizuar një ecje dhe në të njëjtën kohë kemi pasur mundësi të kuptojmë rreth luftës dhe ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në atë kohë”, tha Arbenita Topalli.

Me ecje nga Ferizaj deri në Jezerc, u përmbyllën aktivitetet që ishin organizuar për të shënuar 20 vjetorin e ”Epopesë së Jezercit”, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img