16,01,2025

Përmbyllen dëgjimet buxhetore në fshatrat dhe zonat urbane të Ferizajt

Must Read

Dje, në ditën e fundit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë për hartimin e buxhetit të vitit 2020 dhe planifikimet e hershme buxhetore 2021-2022, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe atë të Arsimit, Afrim Llabjani në shkollën e fshatit Surqinë, takuan banorët e fshatrave Surqinë, Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash, Tërrn, Luboc dhe Bablak, kurse në ndalesën e dytë, takuan banorët e fshatrave Muhoc, Prelez i Jerlive, Saraishtë dhe Talinoc i Jerlive.

Aty, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i bëri të ditur të pranishmëve mundësitë buxhetore të Komunës së Ferizajt për t’i përfshirë kërkesat e banorëve në investime, duke theksuar se nga 9 milionë euro sa është vlera e fondit të investimeve kapitale, vetëm 3 prej tyre mund të përdoren për planifikimet e reja, paçka se vlera e 6 milionë eurove është detyrim kontraktual.

Në anën tjetër, banorët e këtyre grupe fshatrash patën kryesisht kërkesa të njëllojta dhe shqetësime të njëllojta poashtu. Fokusi i kërkesave të tyre kishte të bënte me rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj nëntokësore, krijimin e hapësirave të reja rekreative-sportive, mirëmbajtjen e hapësirave publike si dhe investimet në objekte shkollore dhe anekse të tjera.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu duke i dhënë përgjigje kërkesave të banorëve, njëlloj vepruan edhe drejtorët komunal, tha se mundësitë buxhetore janë të kufizuara për të absorbuar të gjitha kërkesat e parashtruara, porse do të futen në planifikimet buxhetore, ato projekte që kanë nevojë të menjëhershme për ndërhyrje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img