28,04,2024

Përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK-së, lëndohet një person arrestohen 4 të tjerë

Must Read

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në kuvendin zgjedhor të nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt.

Përleshja fizike është konfirmuar edhe nga Major Mehmetali Hajdini, i cili për Indeksonline ka deklaruar se janë arrestuar katër persona dhe një person është i lënduar.

“Ka qenë një tubim i nëndegës së LDK-së në Koshare përderisa ishte duke u zhvilluar ky tubim aty ka filluar edhe përleshja mes dy grupeve. Një qytetar ka njoftuar policinë dhe derisa ekipi i policisë ka arritur në vendin e ngjarjes të pranishmit veçse janë shpërndarë. Por duke ndjekur hetimet e para policia ka arritur të identifikojë se kush ishin personat që u përleshën fizikisht dhe tashmë janë arrestuar katër persona”, ka thënë Mehmetali Hajdini.

Tutje i njëjti tha se personi i cili është lënduar në këtë rast është nisur për në QKUK.

Përpos katër të arrestuarve në këtë rast dyshohet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë të dyshuar.

Duhet përkujtuar që ky nuk është rast i parë që në kuvendin zgjedhor të LDK-së ka përleshje fizike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img