25,12,2024

Perla e turizmit malor – vargmalet skaj Rahovicës e Mirosalës. Ja si ndoten nga persona të papërgjegjshëm (Foto)

Must Read

Ditë më parë në  pjesën malore mbi fshatrat Rahovicë dhe Mirosalë të Ferizajt, për shkak të bukurive natyrore   komuna e Ferizajt filloi një investim që këtë pjesë ta kthej  në një zonë turistike.

“Rrallë ka këso bukurie, si vargmalet e Zhegovcit, pjesa e saj që i bën hije Rahovicës e Mirosalës. Atje po çojmë investimet, me shtegun 3000 metërsh të ecjes, e pa u ndaluar me kaq, që qytetarët ta shijojnë atë bukuri e Ferizaj ta shënoj krenueshëm në hartën e tij turistike” ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

Kjo pjesë në kohën e pandemisë, kur kishte shumë pak vizitor për shkak të kufizimit të lëvizjes vërtet i ngjante një perle të turizmit. Ishte  vend  i pastër, i rrethuar me pisha ku aty këtu edhe në këtë kohë ndonjë familje thyente monotoninë e izolimit.

Por me lirimin e  masavë si duket vizitorët e pandërgjegjshëm treguan pakujdesinë  dhe papërgjegjshmërinë e tyre.

Sot  kjo pjesë nuk i ngjante më një vendi ku mund të relaksoheshe por  një vendi ku ishte mbushur me mbeturina të atyre që kishin dalë për “relax”.

Shumë qytetarë kanë dërguar foto në redaksinë e Ferizajpress, të revoltuar me sjelljet e disa pushuesve, të cilët kishin lënë gjithçka pas vetes. As që ishin kujdesur që  gjërat që i kishin përdor për ushqim apo freskim ti grumbullonin dhe ti merrnin me vete dhe ti hidhnin  në një vend të përshtatshëm por i kishin hedhur gjithandej.

“Para një jave ishte gjithçka në rregull, por tani  në vend të erës së pishave gjithkah ka erë të mbeturinave të hedhura nga  persona të pandërgjegjshëm. Sikur kjo të ishte vetëm për një pushim dhe kurrë më nuk do të shfrytëzohej”  shkruan një banor i revoltuar i kësaj ane.

Se si duket kjo pjesë sot mund të shihni fotot në vazhdim dhe të vlerësoni sjelljet e këtyre personave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img