16,05,2024

Përkujtohet Heroi i kombit Rexhep Bislimi dhe Dëshmori Kadrush Ilazi, në homazhe edhe nipi, Rexhep Bislimi

Must Read

Familjarë, miq, bashkëluftëtarë e kanë përkujtuar sot heroin e kombit Rexhep Bislimin i cili ra heroikisht para 22 vitesh në altarin e lirisë dhe Dëshmorit të Kombit, Kadrush Ilazi.

Të pranishmit fillimisht bën homazhe dhe vunë kurora lulesh para bustit të heroit të kombit si dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Dëshmorit të Kombit, Rexhep Bislimi dhe Dëshmorit të Kombit, Kadrush Ilazi.

E veçanta e këtij përvjetori ishte pjesëmarrja edhe e nipit të Heroit Rexhep Bislimi, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij.

“U bënë 22 vjet që nga rënia heroike e Heroit të Kosovës, veprimtarit të lëvizjes kombëtare, luftëtarit të ditëve të para dhe organizatorit për fuqizimin dhe formimin e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Bislimi. Ai ra heroikisht në rrugëtimin e tij të lavdishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Rexhep Bislimit” ka shkruar  ish eprori I UÇK-së, deputeti Elmi Reçica.

Rexhep Bislimi ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt i cili me veprimtarinë e tij ilegale motivoi edhe shumë ushtarë të rinjë që t’i dalin në mbrojtje atdheut në vitet e 90-ta. Ai bie heroikisht në altarin e lirisë më 21 korrik të vitit 1998 pas shumë torturave që bëri regjimi serb i asaj kohe. Me gjithë përjetimet heroi i kombit Rexhep Bislimi nuk e nxori asnjë fjalë për shokët dhe veprimtarët e rrugëve ilegale që po përgatisnin një forcë të madhe siç u bë më vonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img