13,05,2024

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Sali Berisha

Must Read

Paraditen e sotme, drejtorë komunal bashkë me drejtues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë bën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Sali Berisha.

Me përkulje para varrit të dëshmorit Sali Berisha dhe vendosjen e kurorave të luleve, edhe në Memorialin e Dëshmorëve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, dhjetëra qytetarë nderuan sakrificën e Dëshmorit të Kombit, Sali Berisha.

Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve tha se edhepse në moshë, Sali Berisha ishte veprimtar i madh kombëtar e luftëtarë që i fali gjithçka edhe jetën lirisë së Kosovës.

“Sali Berisha është Dëshmor i Kombit, luftëtar i lirisë, veprimtar i madh kombëtar, njeri që kur ka rënë ka qenë bukur i moshuar mirëpo gjeni, dashurinë për atdheun, i la të gjitha që atdheu të jetë Kosova e lirë e bashkuar me Shqipërinë dhe me të gjithë ata që e donë këtë amanet” tha Bytyçi.

Në anën tjetër, Rafiz Sejdiu, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në Ferizaj tha se sot dhe përherë kemi emocione të dyfishta, të krenarisë për shokët që patën dhe dhanë jetën për liri si dhe dhembjen sepse në duart e tyre ranë në altarin e lirisë.

“Ne të gjithë që jemi këtu jemi me emocione, jemi me emocione të dyfishta, kemi pjesën pozitive që ta kujtojmë, thjesht ne ndihemi shumë krenar që patëm shokë të tillë që dhanë jetën për lirinë. Por njerëz jemi, na kujtohen edhe momentet kur këta dëshmorë ranë në duart tona dhe kërkonin ndihmë kurse mundësinë tona për t’i dhënë ndihmë ishin jashtëzakonisht të vogla. Krejt ajo çfarë mund të bënim ishte t’i mbrojmë që të plagosurit ose të vdekurit të mos bien në duart e serbëve. Posaqërisht për rastin e Sali Berishës, e kam pasur ushtar personal dhe ka qenë ushtari më i vjetër në njësinë time, por ka qenë edhe më i vjetri në Zonën Operative të Neredimes. Ka qenë një ushtar shumë i përkushtuar me gjithë ato vjet që kishte ishte i barabartë me të rinjtë. Kjo nuk është e lehtë, por ne më rëndë na vie tani, disa deklarata të individëve, qofshin si individë, qofshin si pjesëtar të grupacioneve politike, kur thonë se lufta e UÇK-së, nuk ishte e pastër. Merreni me mend tash, si ndihet familja e Saliut dhe gjithë dëshmorëve tjerë kur një i joni e thotë atë nënçmim, ne e dijmë se lufta ka qenë e pastër, por a e dijnë të tjerët jashtë Kosovës këtë që dijmë ne, pra kjo ndikon negativisht jo vetëm në luftën e UÇK-së por edhe në të ardhmen e Kosovës. Pra, e keqja është edhe më e madhe kur ato grupacione që përkasin këta individë nuk dalin dhe ta demantojnë këtë, kjo është goditja e dytë që i bëhet Dëshmorëve të Kombit. Kërkoj nga institucionet e Kosovës, Kuvendi që sa më shpejt të nxjerr ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe po qe se ai ligj do të vonohet natyrisht se sulme të tilla të ulta do të kemi edhe në të ardhmen” tha kryetari i OVL-UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img