Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Besim Fazliu

Must Read

Paraditen e sotme, qytetarë, familjarë të dëshmorëve, dhe përfaqësues të institucioneve lokale, vizituan Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati bashkë me drejtorë të drejtorive komunale morën pjesë në homazhet e zhvilluara sot në këtë 20 vjetor të dëshmorit Besim Fazliu.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Gafurr Bytyçi në përkujtim të Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu tha se Kosova sot gëzon lirinë, falë sakrificës së bijve dhe bijave më të shtrenjta të kombit, Dëshmorëve të Kombit.

Me vendosjen e kurorave të luleve në varrin e dëshmorit dhe përkuljen pranë Memorialit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, nga miqtë, famijarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, përfunduan homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Besim Fazliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img