10,05,2025

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Arsim Bega

Must Read

 

Ferizaj.09.08.2018. Mëngjesin e sotëm, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati dhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, familjarë të Dëshmorit të Kombit, Arsim Bega, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë, bën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Arsim Bega në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se gjaku i Dëshmorëve të Kombit, solli lirinë e vendit dhe se çdo ditë e kaluar i bën Dëshmorët e Kombit me vlera të përjetshme andaj edhe familja edhe gjithë kombi ndihet krenar për bijtë dhe bijat më të shtrenjta që nuk kursyen jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Edhe familjarët e Dëshmorit të Kombit, Arsim Bega, kujtuan me dhembje dhe krenari birin e tyre që ra në altarin e lirisë për më të shtrenjtën e kombit tonë, pavarësinë, lirinë dhe shtetin tonë.

Me vendosjen e kurorave të luleve dhe përkuljen para varrit të Dëshmorit të Kombit, Arsim Bega dhe para Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, përfunduan homazhet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Arsim Bega.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img