18,05,2024

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Ramadan Rexhepi dhe Imri Halili

Must Read

Hero i Kombit, Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Dëshmori i Kombit  Imri Halili, janë përkujtuar sot me respekt  në 21 vjetorin e rënies në altarin e Lirisë.

Edhe pse kohë pandemie dhe kufizim i qarkullimit sot nuk u harruan ata që për lirinë e Kosovës dhanë më të shtrenjtën.

Ish eprorë të UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të  Dëshmorëve të Kombit, Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Imri Halili  kanë vendosur kurora me lule pran varreve të tyre në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

“U bënë 21 vjet që nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, komandantit Ramadan Rexhepi dhe bashkëluftëtarit Imri Halili. Ata ranë heroikisht në ballë të zhvillimit të luftimeve në betejën e Jezercit, në betejën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit!” ka thënë Elmi  Reçica, ish eprori i lartë i UÇK-së, Zona e Nerodimes dhe deputet i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img