15,06,2024

Përkujtohen dëshmorët Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu

Must Read

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë tek varrezat Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu.

Familjarëve të dëshmorëve në këtë ditë i janë bashkuar edhe përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, përfaqësueses të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, invalidë, por edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, kryetarin e OVL-UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, Gafurr Bytyçin – kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj si dhe drejtorë komunal e përfaqësuesve të tjerë të jetës politike e shoqërore.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi me këtë rast ka evokuar kujtimet e para 20 vjetëve atëherë kur ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit Muhamet Kabashi, Qamil Osmani dhe Nazim Bakiu.

Ndërkaq Bedrie Osmani, vajza e Dëshmorit të Kombit, Qamil Osmani, është shprehur se si familje janë krenar me veprën e babait . Sipas saj, ecja e Kosovës gjatë këtyre viteve ka shënuar përparime ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë.

Pas vendosjes së luleve tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, është mbajtur edhe manifestimi “Krenarët e Lirisë” në Shtërpcë, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kësaj komune. 
Në Komunën e Ferizajt, ranë për mos të vdekur kurrë 62 dëshmorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img