18,05,2024

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Driton Islami – Toni dhe Sadik Bega – Murtaja

Must Read

Mëngjesin e sotëm, në kompleksin memorial të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, u mblodhën simbolikishtë, disa familjarë dhe bashkëluftëtarë  për të nderuar jetën, sakrificën dhe veprën e Dëshmorëve të Kombit, Driton Islami–Toni dhe Sadik Bega-Murtaja, në 21 vjetorin e rënies së tyre heroike.

Edhe pse  në kohë pandemie dhe izolimi,  shokët e luftës përkujtuan bashkëluftëtarët,  Dëshmorët të Kombit, Driton Islami–Toni dhe Sadik Bega-Murtaja, në 21 vjetorin e rënies së tyre heroike.

Edhe gjatë këtyre homazheve u respektuan udhëzimet e IKSHP-së, për distancë.

“U bënë 21 vjet që nga rënia heroike e Heronjve të Kosovës, luftëtarëve të shquar të lirisë, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja. Ata ranë heroikisht në ballë të zhvillimit të luftimeve në betejën e Slivovës, në betejën e përgjakshme e heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre të lartë të trimërisë dhe vetmohimit!” ka thënë  Elmi Reçica, ish udhëheqës i lartë i UÇK-së,Zona e Nerodimes.

“Ishte nder jetësor të jetonim dhe të bashkëluftonim me Heronjtë si “Mortaja” e “Toni”.Atëbotë, fjala liri shkruhej me gjak, me dhimbje e me trimëri!  Lavdia u takon Dëshmorëve të Kombit!” ishin fjalët me të cilat I përkujtoi bashkëluftëtari i Dëshmorëve, Gazmend Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img