20,04,2024

Përformancë e veçantë në Rave me Liburn (playdrum)-Jezerc, Ferizaj

Must Read

Tash Rave njihet për perfomancat e veçanta në ambient të hapur duke promovuar në të njëjtën kohë dhe vendet e bukura që Kosova ofron.

Kësaj here kemi të ftuar Liburn(playdrum) në një prej villave më të bukura, në villën Kalaja-Jezerc, Ferizaj.

Liburni u lind e u rrit në Kosovë, por më vonë i kaloi shtatë vjet të jetës në Gjermani, para se të kthehej në vendlindje. Ato vite që i kaloi në shtetin gjerman ishin jetike për karrierën e tij në muzikën elektronike. Skena e pasur e muzikës elektronike në Gjermani u rrënjos brenda artistit të ri siç ka ndodhur me shumë tjerë.

Si adoleshent, Liburni e zbuloi dashurinë e tij për muzikën elektronike kur filloi t’i dëgjonte ikonat e këtij zhanri si John Digweed dhe Trentemoller. Nga fillet modeste me performanca në Coco Bar ne qytetin e tij të lindjes në Ferizaj, Liburni është zhvilluar në një artist të vërtetë, duke performuar në shtete të ndryshme anembanë botës, nga Kosova dhe Shqipëria e deri te Zvicra dhe Australia.

Në performancat e tij, personaliteti i qetë dhe i matur i Liburnit kaplohet nga emocionet e shumta, dhe publiku ndizet nga tingujt unik të tij, që kapin një diapazon të gjerë nga minimal e deri te house music.

Së fundmi Liburni e bashkëthemeloi Playdrum (kolektiv i DJ-ëve dhe record label) me 5 DJ tjerë nga Kosova. E ardhmja duket e ndritur për këtë muzikant të përkushtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img