08,05,2024

Përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim vizitojnë UShAF-in

Must Read

Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e vizituan përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim nga selitë e Vienës dhe Prishtinës, z. Walter Ehmeir – udhëheqës i shteteve dhe rajoneve, znj. Petra Oberberger – menaxhere e programit në HO ADA dhe znj. Albulena Zaimi, menaxhere e programit-sektori i arsimit, si dhe përfaqësuesit e Projektit të HERAS, znj. Arbëresha Meha dhe z. Aqim Emurli.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me ecurinë e zhvillimeve të UShAF, bashkëpunimi i vazhdueshëm përmes programeve dhe projekteve të ndryshme të financuara nga ADA, duke përfshirë edhe projektin e tanishëm HERAS.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi përfaqësuesit e Agjencisë për vizitën dhe i njoftoj ata me zhvillimet në Universitet që nga themelimi i institucionit e deri në ditët e sotme. Ai theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, i cili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e gjithëmbarshëm të UShAF, duke përfshirë zhvillimin e kurrikulave, sjelljen e praktikave dhe përvojave më të mira nga Austria në Kosovë dhe zhvillimin e qasjeve për shkencat e aplikuara, bashkëpunimin me bizneset, si dhe kryerjen e punës praktike të studentëve nëpër kompanitë vendore. Rektori Bajraktari më tej përmendi se kjo ndërhyrje ka qenë në sajë të mbështetjes së vazhdueshme nga shteti i Austrisë.

Përfaqësuesit e Agjencisë u njoftuan dhe vizituan infrastrukturën e Universitetit, pajisjet dhe laboratorët që i posedon universiteti, ku u ndanë mjaftë të kënaqur me atë që dëgjuan dhe pane, si dhe theksuan se edhe në të ardhmen UShAF do të vazhdojë të mbështetet nga ADA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img