26,12,2024

Për tre muaj, 1 mijë e 875 pasagjerë të aksidentuar

Must Read

Policia e Kosovës vetëm gjatë tre muajve të fundit ka shqiptuar 7 mijë e 422 gjoba për mosvënie të rripit të sigurisë.

Sipas policisë, kjo kundërvënie është e pranishme si te vozitësit ashtu edhe te udhëtarët, raporton KTV.

Sipas evidencave të trafikut rrugor, për tre muaj janë aksidentuar 1 mijë e 875 pasagjerë. Përkundër kësaj shifre shqetësuese, pasagjerët në Kosovë ende nuk janë vetëdijesuar për vënien e rripit të sigurisë gjatë udhëtimit me automjete të ndryshme.

Ligjet e trafikut rrugor obligojnë çdo udhëtar të vendosë rripin e sigurisë, qoftë ata që ulen në pjesën para apo edhe ata në pjesën e prapme të automjetit. Por, Omer Beriqi, taksist në Prishtinë, tregon se gjatë punës së tij has në pasagjerë të cilët hezitojnë të lidhen.

Kurse, kolegu i Omerit, Enveri, i cili çdo ditë dërgon pasagjerë në destinacione të ndryshme të kryeqytetit, thotë se udhëtari duhet të lidhet vetëm nëse vetura e kalon shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë.

Një sondazh i bërë nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë e Autostradës në Amerikë tregon se pasagjerët të ulur prapa në veturë e që nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë janë më të rrezikuar për jetë sesa ata në pjesën e përparme.

Por, a e vendosin rripin kosovarët kur janë të ulur prapa në veturë?

Kapiteni Feriz Lahu thotë se policia po vendos gjoba për mungesë të rripit të sigurisë njësoj qoftë për vozitësin apo pasagjerët që ulen në pjesën e prapme të veturës.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënim prej 40 eurosh për pasagjerët, të cilët nuk e përdorin rripin e sigurisë, derisa për personat e mitur dënohet shoferi.

Ky ligj i obligon të gjithë personat, të cilët gjenden në mjet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img