27,11,2024

Për shkak të emrit, vetëm 19-vjeçe, Nora bëhet shofere e kamionit

Must Read

Në fillim nuk e donte askush, pastaj ajo doli të ishte më e mira..Nora Rexha ka përfunduar praktikën për të vozitur automjetet e rënda te firma Berschi Mulden + Container Transport AG në Reinach të Zvicrës.

Nora Rexha po ashtu ka mësuar për të vozitur kamionë, madje edhe “stapler” dhe “bager”.

Ëndrra më e madhe e vajzes nga Menzikeri, Nora Rexha ishte të mësoj ngasjen e automjeteve me pesha të rënda, ndonëse kjo gjë nuk ishte edhe aq e thjeshtë. Megjithatë, ajo ia ka arritur qëllimit

Përfundimisht ajo mësimin e ka përfunduar më notën mesatare 5,4. Për më tepër ajo tani mund të ngas edhe kamionë madje edhe “stapler” dhe “bager”.

Pas afro njëqind aplikacioneve që ajo kishte dërguar për punë, nxënësja e shkollës së Menzingerit, nuk kishte provuar tutje. “Ishte zhgënjyese.”, thotë 19 vjeçarja Nora Rexha në retrospektivë.

Tani ajo është e lumtur, i qesh e gjithë fytyra. Nora merr një ujë mineral në tarracën e kopshtit dhe flet për suksesin e saj, shkruan aargauerzeitung.ch, përcjell “albinfo.ch”.

Në fillim nuk e donte askush, pastaj ajo doli të ishte më e mira. Kjo ishte pak a shumë përmbledhja e historisë së Nora Rexhës.

Shkollimin e saj ajo e ka përfunduar në Lenzburg Reincah dhe është shpallur si më e mira e vitit. Nota e saj 5,4 e ka bërë atë krenare.

Suksesi i arritur ia ka shtuar asaj vetëbesimin. Por përpjekjet e lodhshme të vajzës shqiptare për të gjetur një profesion të ëndrrave të saj në një zyre, nuk do të i harron edhe aq lehtë.

Fajtor notat apo emri?

Gjatë kohës së shkollës notat e mësimit nuk ishin të mira. “Kur isha në shkollë mendoja se notat nuk janë edhe aq të rëndësishme”, thotë ajo.

Një vit para se të përfundonte shkollimin, ajo filloi të dërgoj aplikacione për punë në firma të ndryshme. Ajo i telefononte firmat, shkonte edhe personalisht aty, por pa dobi. Përherë merrte vetëm refuzim.

A ishte vetëm çështja e notave? Nora Rexha nuk beson. Ajo ka përshtypjen që refuzimi kishte të bëj edhe më mbiemrin e saj kosovarë.

Kjo bindje e saj është ardh ngase shokët e klasës së saj të cilët kishin mbiemra zviceranë ndonëse nuk kishin nota më të mira, kishin arritur të gjejnë një vend pune më shpejt se ajo.

Ndoshta zviceranet ishin më të preferuar për kompaninë, dhe nuk kishte komplikime për t’ia germëzuar emrin dhjetë herë në ditë.

Por kjo mund të jetë vetëm një spekulim.

Ishte viti 2012, një ditë para se të shkonte në pushimin e verës dhe Nora kishte aplikuar në tri vende pune. Së bashku më prindërit e saj ajo kishte vizituar kompanitë më shpresën se diku do të mund të siguronte një vend pune. Në firmën e tretë dhe të fundit ajo kishte fat.

Jo vetëm e ulur në zyre

Nora Rexha ka thënë se përveç shkollimit të saj për të punuar në zyre, kjo puna e tjetër i jep asaj shumë kënaqësi. “Të ngasësh kamionin dhe bagerin është vërtet kënaqësi”, ka thënë ajo duke qeshur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img