07,06,2025

Për projekte kapitale për 2020-n në Ferizaj, tre milionë euro

Must Read

Komuna e Ferizajt ka përmbyllur procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e projekteve për vitin 2020, mirëpo banorët dhe monitoruesit e këtij procesi kanë kërkuar nga komuna të futen në listë të gjitha projektet e propozuara nga vetë qytetarët me arsyetim se ato janë të domosdoshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, Komuna e Ferizajt nëpërmjet një raporti ka dhënë detaje se për vitin 2020 mund të investojnë vetëm 3 milionë euro për projekte të reja kapitale me arsyetim se 6 milionë të tjera janë të kontraktuara nga e kaluara.

Ndërkohë gjatë dëgjimeve buxhetore banorët e Ferizajt dhe të fshatrave më së shumti kanë kërkuar ndërtimin e kanalizimit, ujësjellësit, asfaltim të rrugëve, riparim të objekteve shkollore dhe disa projekte të tjera duke i cilësuar të domosdoshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img