Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po organizon Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt, sot filluan aktivitetin për festimin e 12 vjetorit të Pavarësisë të Republikës Kosovës, me ç’rast u mbajt fillimisht një mbledhje solemne e deputeteve të rinjë, ndërsa mysafirë nderi në këtë shënim përvjetori ishte edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga Ferizaj z. Elmi Reçica.
Me këtë rast deputeti Reçica para deputeteve të Kuvendit të Rinjëve të Ferizajt, u shpreh falënderues për ftesën dhe për të gjitha angazhimet që po bënë ky kuvend së bashku më kryetaren Vanesa Sadriu.
Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica para deputeteve të rinjë ka thënë edhe një mesazh në prag të përvjetorit të 12 të Pavarësisë së Kosovës.
“Së bashku me strukturën më të ndritur që ka Kosova, rininë, nuk mundemi që sot të mos kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata dëshmorë, e martirë që ranë për këtë ditë, dhe të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje. Le të shërbejë ky kontribut për të tashmen dhe të ardhmen si amanet i madh, që me vendosmëri, përkushtim dhe dashuri ndaj vendit të punojmë edhe më shumë që shteti ynë pavarësisht arritjeve që ka pasur, si një shtet i ri, duhet të vazhdojmë që të gjithë së bashku në veçanti rinia të punojmë dhe të ngrisim dhe të fuqizojmë shtetin tonë ashtu siç meriton”, është shprehur deputeti Reçicia.
Ndërsa në anën tjetër kryetarja e Kuvendit të Rinjëve znj, Vanesa Sadiru, ka falënderuar deputetin Elmi Reçica për ndihmën e pa kursyer që po i jep Kuvendit të të Rinjëve, por edhe në përgjithësi rinisë sonë, dhe pjesëmarrjes së tij në të gjitha organizmat që po bënë rinia e Ferizajt.
Poashtu Sadriu theksoi që festa e Pavarësisë së Republikës Kosovës, është një emocion i veçante për rinin pavarësisht që luftën nuk e përjetuam, por nuk ka si mos të jemi falënderues për të gjithë ata dëshmorë dhe martirë që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për këtë liri dhe pavarësi të shtetit tonë, nuk lëmë anash edhe kontributin pamohueshëm të Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku pjesë e kësaj krenarie kombëtare pa dyshim që ishte edhe deputeti Reçica.
Kuvendi i të Rinjëvë se bashku me deputetin Elmi Reçica vazhduan aktivitetin edhe para sheshit “Adem Jashari” duke shpalosur edhe Flamurin e Kosovës duke përmbyllur me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.