16,01,2025

Për 16 mijë euro kamata e fajdesë në Ferizaj arriti në 40 mijë

Must Read

Gjykata në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit dy personave të dyshuar për fajde që sipas Prokurorisë në harkun e 10 muajve ngarkuan me kamatë të fajdes dy të dëmtuar në shumë prej 40 mijë euro nga 16 mijë sa u kishin dhënë.
Prokuroria pretendon se Sylejman dhe Lavdim Trashani nga tetori i vitit të kaluar e deri më 23 gusht të këtij viti kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiar të dëmtuarve Basri Dragaqina dhe Blerim Llapashtica duke kontraktuar shumë të parave dukshëm jo-proporcionale.Fillimisht, sipas Prokurorisë, të dyshuari i kanë dhënë fajde të dëmtuarit Basri Dragaqina në shumë prej 16 mijë euro me interes 15% kamatë, ku i dëmtuari ka qenë i obliguar të paguaj kamatën për çdo 10 ditë dhe kështu ka arritur vlerën prej 40 mijë euro.Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, të dëmtuarit i morën një veturë, dhe e detyrojnë që t’ju jep zhavorr në vlerë prej 7 mijë euro, ndërsa i dëmtuari tjetër, Blerim Llapashtica në mars të këtij viti fillimisht hyn dorëzani për të dëmtuarin Basri i cili kishte obligime ndaj të pandehurve për t’ia sjellë disa kocka betoni për shtruarjen e oborrit në vlerë prej 6 mijë euro.Kësisoj, Prokuroria pretendon se që pasi i kishte dërguar një pjesë të shumës së vlerës, mbeti borxh edhe 2550 euro, të cilat prokuroria pretendon se i dyshuari ja shndërroi në obligim me fajde me interes 15% ashtu që për çdo 10 ditë është detyruar të paguaj nga 350 euro deri në kthimin e borxhit.Si rrjedhojë, sipas kërkesës së Prokurorisë, në pamundësi që t’ia paguaj shumën prej 2550 euro, i dëmtuari është detyruar që të merr edhe 2 mijë euro borxh për t’ia kryer obligimin e tij dhe pastaj përsëri kishte marrë edhe 3500 euro për të cilat ka paguar çdo 10 ditë nga 550 euro, me ç ‘rast sipas Prokurorisë, dëmi të cilin e kanë paguar të dëmtuarit kap shumën prej mbi 50 mijë euro.Përpos fajdesë, i dyshuari Sylejman Trashani dyshohet se më 22 gusht të këtij viti në fshatin Bujanë të Lipjanit, në shtëpinë e të dëmtuarit Basri, e ka kanosur përmes djemve të vëllait të dëmtuarit duke i thënë “qitma jashtë Basrin se mrena është se kam me ngri” dhe “S’kam me lanë gja pa i ba nëse s’mi bjen paret”, përshkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img