03,05,2024

PDK zgjodhi Kryesinë e Degës në Ferizaj

Must Read

Pasditen e vonë, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, mbylli procesin zgjedhor të nisur muaj më parë, duke zgjedhur Kryesinë e Degës së PDK-së në Ferizaj. Në mbledhjen e sotme të ftuar nga i pari i PDK-së së Ferizajt, Agim Aliu u zhvillua një garë demokratike mes anëtarëve të Këshillit Drejtues të degës me ç’rast edhe u zgjodh kryesia 20 anëtarëshe e cila do të orientoj politikat zhvillimore të fuqizimit të mëtejmë të forcës sonë politike, bindshëm në fitoret e radhës.

Kryetari i PDK-së , Agim Aliu në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se subjekti ynë politik paraqet tashmë shkollën politike të fitores në gara zgjedhore dhe se do të vijoj politika e promovimit dhe fuqizimit të kuadrove profesionale që ta ndërtojnë dhe zhvillojnë Ferizajn e Kosovën.

Kryesia e degës, zgjedhur sonte me votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të degës ka mandatin 4 vjeçar dhe sipas statutit të partisë është struktura vendimtare në orientimin programatik dhe zhvillimin e politikave në nivel të degës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img