28,11,2025

“PDK, LDK, VV, fyt –a –fyt për vendin e parë në sondazhe”

Must Read

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se sondazhet e fundit tregojnë se PDK, LDK dhe Vetëvendosje janë tri partitë pretendente për vendin e parë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se ‘janë këto tri parti që sillen në vendin e parë’.

“Secila nga këto mund të jetë edhe e para, edhe e dyta edhe e treta. Nuk shoh që ka krizë në PDK sepse numrat nuk thonë ashtu. Prej PAN –it e këndej PDK është pakëz më mirë me vota. Fituesi mund të jetë edhe LDK, edhe PDK edhe VV, nuk duhet ta përjashtojmë asnjërën prej këtyre subjekteve sepse realiteti flet kështu. I kemi tri parti të mëdha që përafërsisht sillen në të njëjtat shifra”, ka thënë Halimi në Frontal, shkruan Periskopi.

Analisti Fisnik Halimi thotë se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, trashëgimia e Ibrahim Rugovës në LDK, mori fund.

“Trashëgimia e Ibrahim Rugovës mori fund. Tregon qartë që trashëgimia që ka lënë Rugova mori fund. E shoh që gara tash do të zhvillohet ndaras sepse zonja Osmani është një fenomen elektoral”, ka thënë Halimi në Frontal, përcjell Periskopi.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre. Osmani në këtë garë, ka arritur të fitojë brenda partisë përballë Lutfi Hazirit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img