18,05,2024

Labi dhuron pagën e deputetit për Qendrën Këshilluese në Ferizaj

Must Read

Labinot Tahiri ka vizituar Qendrën Këshilluese  “Këshillimi”  në Ferizaj e cila objektiv ka këshillimi për t’iu ndihmuar përdoruesit e e substancave narkotike.

 Arjeta Musliu nga Ferizaj ka hapur një qendër këshilluese për personat e varur nga droga në Ferizaj. Thotë se një e tillë i ka munguar asaj dhe të birit gjatë përpjekjeve për të lënë drogën.

Gjatë kësaj vizite Labi ka premtuar se kësaj Qendre do ti dhuroj 1000 euro për të përkrahur këtë qendër.

“Sot jap pagën që marrë nga kuvendi, 1,000 euro për këtë qendër, sepse për çfarë bëhet fjalë, e di që dëshirojnë shumë prind ta përkrahun.

Sot e vizitova një grua heroinë, znj.Arjeta Musliu-Drejtoreshë e Qendrës Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, e që përkundër humbjes së jetës të djalit të saj të vetëm nga drogat, ajo gjeti forcën e pashembullt që të hap qendrën e parë këshilluese në Kosovë për shërimin nga drogat, me të gjitha shërbimet falas, e që ka shumë vullnetarë që e përkrahun.

Nesër do t’i deponoj 1 mijë euro për të përkrahur këtë qendër, që po bën punë të mrekullueshme në dobi të rinisë tonë dhe fëmijëve tanë në përgjithësi!

Kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi ta përkrahum, puna e saj është në dobi të të ardhmes së rinisë sonë.

Zoti të dhashtë forcë motra jonë, do të më kesh afër sa herë të keni nevojë për ndihmën tonë. 
Ajo çfarë ti bën për të rinjtë tanë është mbinjerëzore, Zoti të shpërbleftë!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img