26,04,2024

PDK: Komuna e Ferizajt drejt falimentimit

Must Read

Departamenti i Administratës së PDK-së së Ferizajt ka akuzuar të shtunën kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, për siç kanë thënë ‘zemërgjerësinë’ e kryetarit për punësimet e familjarëve e të militantëve dhe favorizimet e një numri të të afërmve të tij me tenderë, humbjet e kontesteve gjyqësore, punësimet me kontrata në vepër dhe tjera çojnë në humbje të milionave.

Selim Marevci ka thënë se PDK-ja me kohë ka tërhequr vërejtjen për “tatëpjetën që ka marrë Komuna e Ferizajt”, por që deri më tani nuk është bërë asgjë nga kreu i pushtetit.
“Për tre vite gati, Svarqa na injoroi, herë-herë edhe na nënçmoi si opozitë, por si do ta justifikon deklaratën e nënkryetarit, njeriut të dytë të komunës se Ferizajt, Xhavit Zariqi, i cili në emisionin debatues LOGU në Tv Tema theksoi se: ’99 % që punësohen ne Komunën e Ferizajt janë te LDK-se, po ashtu edhe tejmbushja me militantë në kompanitë publike që njëherit po i dërgon drejt falimentimit këto kompani’. Zariqi bëri vetëm vërtetimin e plotë të një realiteti te zymtë që po mbizotëron në Komunën e Ferizajt, në mënyrë te vazhdueshme të paralajmëruar nga ne. Ndërkohë ne pyesim z. Svarqa nëse deklaratat e z. Zariqi janë insinuata, sikur ato të PDK-se, ngase të gjitha reagimet tona ky kryetar i cilësoi dhe vazhdon t’i cilësojë si insinuate, deklarata boshe apo konsum politik”, ka thënë Marevci.
Drejtuesi i këtij departamenti është ndalur edhe tek çështja e tenderëve, për siç ka thënë, kryetari është treguar “dorëshlirë” për një numër goxha të mirë të afërmeve të tij, duke i shpërblyer me tenderë e që sipas të dhënave zyrtare, vetëm ne muajin janar për 20 ditë të vitit 2016 janë dhënë 30 tenderë me kuotime te procesuara direkt nga direktiva e kryetarit.
“Me një përllogaritje të thjeshtë del që 30 tenderë me vlerë 10 mijë euro bëjnë në tërësi 300 mijë euro që shkojnë direkt në llogaritë e këtij pushteti, familjarëve dhe miqve të kryetarit Svarqa. Kryetar tregoju qytetarëve se ku i dërgove këto 300 mijë euro për vetëm 20 ditë? Pra, aq dorëshlirë na është ky kryetar saqë 90 % të këtyre tenderëve i përdori si shpërblim për kompanitë, të cilat janë te afërta me të”, ka theksuar Marevci, sipas të cilëve janë qytetarët ata që do të pësojnë nga kjo udhëheqje e papërgjegjshme.
“Qytetarët që janë duke vuajtur pasojat e te paturit një kryetar të tillë. Janë me se të vetëdijshëm se prioriteti i këtij kryetari nuk është interesi qytetar, por ai personal, partiak dhe klientelist.

Këtë me se miri e argumentojnë se asnjë projekt nuk realizoi qe do të mund ta identifikonin qytetarët si projekt i këtij kryetari, por edhe ato që i ka bërë janë projekte të trashëguara, ndërsa në anën tjetër 70 % te mandatit te tij pothuajse ka përfunduar. Për me tepër rreth 1.5 milionë euro u hoqën nga kategoria për investime kapitale, duke u transferuar në larjen e borxheve te klienteles së tij, çfarë kontribuoi në dëmtimin e menjëhershëm të 1.5 milion eurove”, kanë thënë në PDK, ndërsa kanë shtuar se Svarqa erdhi në pushtet me premtime megalomane dhe utopike, erdhi si Moisi dhe do të përfundojë si Faraon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img