29,04,2024

PDK: E shkarkuam deputeten Grainca, Kurti i ofroi para dhe qasje në tenderë

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca.

Në një deklaratë për media, PDK-ja ka thënë se këtë vendim e mori pasi Grainca “tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”, njofton Klan Kosova.

Kjo parti po ashtu ka akuzuar atë se ka bërë pazare me kryeministrin Albin Kurti.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img