27,11,2024

PDAK kërkon rinumërim të votave

Must Read

Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës, po dyshon në manipulim të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë. Për t’i hequr dyshimet e tyre, kjo parti po kërkon rinumërim të votave.

“Kanë ndodhur parregullsi, pasi dy subjektet rivale që i kemi pasur i kanë pasur 260 vetë nëpër kutitë e votimit dhe ne dyshojmë se është keqpërdorur vota jonë që veç ka qenë e drejtuar për të votuar PDAK-në. PAE dhe PAI i kanë pasur nga 130 persona në vendvotime dhe aty ka mundur të manipulohet vota jonë që sot nuk e kemi, është mungesë në arkat tona. Nga të dhënat që i kemi, rivali jonë thotë i kemi 1 mijë vota dhe  sipas të gjitha të dhënave atyre me automatizëm u mungojnë 700 vota sepse në Greme, Surçinë, Cërnillë, Lloshkobare, Manastric nuk ka nga komuniteti jonë, por vlera e cila ka 704 vota ato janë të papranueshme dhe ne gjithsesi kërkojmë rinumërim të votave apo ata njerëz që  e kanë bërë këtë të merren organet e drejtësisë me ta”, tha Danush Ademi për TV Tema.

Sekretari i përgjithshëm i PDAK-së Asllan Kryeziu, thotë se këto vota nuk përkojnë me realitetin.

“Si ka mundësi në zemër të  Drenicës me qenë më i votuar Etem Arifi se Ramiz Lladrovci, si ka mundësi që në Kaçanik 203 vota me i pas Etem Arifi, është tmerr, po ashtu edhe në Surçinë, ne mendojmë që PLE është rritë për 2,500 vota pa meritë që duhet t’iu zbresin, po ashtu mbi 1 mijë vota edhe PAI-së duhet t’iu heqen, konstatohen vota  jo të rregullta në Ferizaj vetëm për PAI-në diku 400 vota që janë futur në kivot e që nuk përkojnë me realitetin e rezultateve zyrtare”, tha Kryeziu.

Në rezultatet preliminare të përditësuara gjatë ditës  së sotme nga KQZ-ja, në nivel vendi  PDAK  ka marrë 1.818 vota, PAI e Etem Arifit 3.202, kurse PLE 5.071 vota.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img