27,11,2024

Patent shoferët e Kosovës së shpejti do të njihen në shtetet e BE-së

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar së shpejti do të ketë marrëveshje për njohjen reciproke për ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së.

“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

Sefaj më tej ka thënë se patentë-shoferi i Kosovës mund të përdorët për tranist në komunikacion rrugorë në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së.

“Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë. Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img