05,05,2024

“Pastërtia” apelon për kujdes dhe respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave

Must Read

KRM “Pastërtia”  në Ferizaj ka bërë apel te qytetarët  që të kenë  kujdes me hedhjen e mbeturinave dhe ti përmbahen  orarit të grumbullimit të mbeturinave

Me kërkesën e KRM “Pastërtia” që të mbrohet shëndeti i punonjësve të mirëmbajtjes/pastrimit nga virusi COVID-19, APELOJMË tek të gjithë qytetarët që:

– Mbeturinat të hidhen në qese mbeturinash dhe të mbyllen, që mos të shpërndahen gjatë bartjes/hedhjes;

– të respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave;

– të denoncojnë ndotësit eventual që hedhin mbeturinat jashtë vendit e orarit të caktuar.

Këto masa, në kushtet e gjendjes emergjente të shëndetit publik, janë të domosdoshme që të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të punonjësve të ndërmarrjes dhe shëndetit të qytetarëve.

KRM “Pastërtia” do të vijoj pa ndërprerje aktivitetin e përditshëm të pastrimit të mbeturinave e mirëmbajtjes së hapësirave publike, që në këto kushte të pandemisë, niveli i pastërtisë, higjienës publike të mos bie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img