02,05,2024

Pas vizitës në veri të vendit, Veseli viziton komunën e Ferizajt

Must Read

Një ditë pas qëndrimit në veri të vendit, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të vazhdojë vizitat në komuna të tjera të Kosovës për tu njohur nga afër me kushtet dhe organizimin që po bëhet për ta luftuar sa më mirë pandeminë Covid-19.

Në një njoftim të komunës së Ferizajt, mësohet se Veseli do të qëndrojë gjatë ditës në Ferizaj  për të vizituar disa nga institucionet ku po bëhet beteja e parë e luftës kundër pandemisë.

Po ashtu, Veseli do të takohë edhe me një grup të bizneseve të cilat po përballen me vështirësi të mëdha në këtë kohë, ku do ta diskutojë paketën e emergjencës ekonomike që PDK-ja ka propozuar për këtë fazë.

Pas vizitës në Ferizaj, Veseli do të qëndrojë edhe në komuna të tjera për t’u njohur nga afër me situatën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img