25,04,2024

Pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti ndan paga shtesë për arsimtarët

Must Read

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Në njoftim thuhet se Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste.

“Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj”, ka thënë Hoti.

Në njoftim thuhet se për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit,  SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte.

Ndryshe, SBASHK-u kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta mbështesë sektorin e arsimit me para shtesë, për shkak të rrezikshmërisë nga coronavirusi. Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

SBASHK-u kishte paralajmëruar veprime sindikale nëse Qeveria nuk ua plotëson kërkesat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img