02,05,2024

Pas një aksidenti të rëndë humb jetën gastronomi ferizajas

Must Read

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës njofton se pas një aksidenti të rëndë ka humb jetën gastronomi ferizajas Agron Uka.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:

Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.

Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit.

Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!.

Familjes se Agronit ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img