18,05,2024

Pas daljes masive të qytetarëve Policia e Ferizajt shton kontrollet

Must Read

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave të lëvizjes, qytetarë të shumtë po shihen rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, pa respektuar masat mbrojtëse.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, Sevdije Mehmeti, tha se kjo lëvizje e qytetarëve mund ta rikthej përsëri infeksionin në masë të madhe.

“Grumbullimi i qytetarëve, lëvizja në numër kaq të madh e bart rrezikun në vete, mosrespektimi i distancës e bartë rrezikun e rikthimit të virusit. Në Ferizaj ka filluar rënia e paraqitjes së virusit, por ky fakt nuk duhet të na gëzojë, prandaj duhet të vazhdohet të ketë sukses pasi nuk do të thotë që nuk do të kemi më raste me koronavirus”,tha Mehmeti.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se Policia dhe Inspektorati Komunal do të marrin masa ndaj qytetarëve që nuk iu përmbahen udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga Covid-19.

“Masat mbrojtëse nuk janë hequr, por është hequr vetëm karantinimi, prandaj qytetarët nuk duhet të bëjnë relaks, ne udhëzuam Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Komunal që të marrin masa ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët dalin në sheshe dhe rrugë pa nevojë”,tha Ademi.

Ndërkaq, në Policinë e Ferizajt thonë se kanë shtuar kontrollet brenda zonave të Ferizajt.

“Ferizaj tashmë ka dalur nga karantina dhe të gjitha njësitet policiore i kemi të orientuara në zona të qytetit dhe kemi shtuar kontrollimet”, tha Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Në kuadër të planeve për zbutjen e masave gjatë pandemisë së koronavirusit nga e hëna ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e bizneseve në vend dhe është lejuar lëvizja e qytetarëve brenda tri orëve, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img