29,04,2024

Paraburgim ndaj katër të pandehurve të dyshuar për për kontrabandim me mallra dhe dhënie ryshfeti

Must Read

Ferizaj – 15 shkurt 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve F.S.; A.L.; L.B. dhe A.L.1., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave nga neni 311 paragrafi 5 nën paragrafi 5.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale të kryer në vazhdim secili veç e veç dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit F.S.; A.L.; L.B. dhe A.L.1., dyshohet se nga tetori 2019 deri në muajin shkurt 2020 në pikën kufitare Hani Elezit, kanë bartur mallra – barna, duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që barnat i kanë siguruar nga persona të paautorizuar në Republikën e Maqedonisë, dhe  duke dhënë dhurata dhe përfitime tjera pasurore zyrtarëve doganor dhe policor kanë kaluar vijën kufitare pa iu nënshtruar kontrollit doganor, pastaj të njëjtat i kanë dërguar në shtëpinë e të pandehurit F., me qëllim që të vihen në qarkullim me çka do të vënin në rrezik shëndetin e njerëzve. Ndërsa me rasti e urdhër kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve të pandehurve janë gjetur  6.917 kutia me barna të 199 llojeve të ndryshme, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img