18,04,2024

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e të miturave

Must Read

Ferizaj 10 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.A dhe I.Sh. shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se veç e veç, kanë kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 dhe 7 lidhur me paragrafin 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri S.A. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në nj hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 14 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet ka kryer akt seksual, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.

Ndërsa dyshuari I.Sh. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 16 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjet, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës,  konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendeshin në liri mund të ndikojnë tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarat e mitura.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img