29,11,2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj shtatëmbëdhjetë (17) të dyshuarve për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal

Must Read

Ferizaj – 11 gusht 2018 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës,  për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: F.I; Xh.I; N.S; M.B; Z.M; U.J; K.Rr; J.J, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit A.B; I.J; D.B; H.A; G.Z; R.B; A.A; A.D; J.M dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal që ndërlidhet me veprat penale kontrabandë e mallrave , shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore , shmangia nga tatimi , tregti e ndaluar  dhe veprat penale në lidhje me produktet me akcizë.

 

Të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës prej muajit korrik 2017 deri më 8 gusht 2018, me dashje, dijeni dhe qëllim kanë kryer veprat penale si më lartë, si grup i organizuar dhe strukturuar, duke marrë pjesë në veprimtari kriminale. Krerët e këtij grupi të organizuar me anëtërët e tjerë të grupit kanë arritur që të organizojnë veprimtari kriminale në bëzë të të clave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme në mënyrë të kundërligjshe në vazhdimësi përmes veprimeve të kundërligjshme duke i shkaktuar dëmë Buxhetit të Republikës së Kosovës, duke përfituar kundërligsjsëm shumën rreth 350.000.00 euro, nga kontrabandimi i mallrave të ndryshme përfshirë cigare pa banderola dhe banderola të Maqedonisë, duhan të pa përpunuar, tekstil, vajra motorike dhe bagëti të cilat mallra të ndihmuar edhe nga persona të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia, i kanë futur në Kosovë përmes rrugëve malore, duke kaluar vijën kufitare e traktorë, kamionë të cilat rrugë i kanë përshtatur për nevoja të veta.

 

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve, ndërsa për nëntë të pandehurit e dyshuar ka caktuar masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img