Dega e PAI-së në Ferizaj përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka deponuar një ankesë për komisionin zgjedhor për zgjedhjet nê fshatra dhe zona urbane, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të fshatit Dubravë të Ferizajt.
Në këtë komunikatë thuhet se gjatë procesit të zgjedhjevepër kryetar të fshatit ka pasur parregullësi të cilat kanë ndikurar edhe në rezultatin final.
Reagimi i plotë:
Në Dubravë do të përsëriten zgjedhjet për Kryetar të fshatit. Sot Kryetari i degës së PAI-së Qazim Rrahmani i shoqëruar nga Kryetari i nëndegës Hajriz Haziri, kanë takuar komisionin zgjedhor për zgjedhjet nê fshatra dhe zona urbane. Është diskutuar mbi procesin e zgjedhjeve në Dubravē që u zhvilluan më 24.06.2019, dhe sipas fakteve dhe argumenteve ka pasur disa pa rregullësi që kanë ndikuar në rezultatin final i cili ishte i ngushtë, dhe ne sot kemi procesuar ankesën zyrtare me argumente dhe fakte. Kemi kërkuat ripërsëritje të votimit , andaj presim një vendim të ri të komunës për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Dubravë, për pêrfaqêsues të fshatit. Me respekt PAI nëndega Dubravë.

