18,06,2024

Pacolli ofron mbështetje për projektet e Ferizajt

Must Read

Se investimet dhe projektet e ndryshme zhvillimore për Ferizajn kanë bërë tashmë jehonë anembanë vendit, konfirmohet edhe me vizitën e sotme që pati deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, të cilin e priti në takim i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi.

Temë e diskutimit në këtë takim, ishte mbështetja me projekte të reja për Ferizajn, kryesisht ato projekte që nxisin dhe lehtësojnë tregun e punës në komunën tonë, me qëllim rritjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Madje, deputeti Pacolli, i konfirmoi të parit të Ferizajt, Agim Aliu edhe gatishmërinë e kompanisë së familjes së tij Mabetex Group për të ndihmuar në realizimin e këtij qëllimi.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu e njoftoi deputetin Pacolli për të gjitha masat që ka ndërmarr qeverisja e tij në drejtim të lehtësirave në të bërit biznes, duke vënë theksin në uljen e tatimit në pronë nga baza tatimore prej 10%, subvencionimin e bizneseve, kamatave dhe implementimin tërësor të Fondit të Punësimit, rregulloren e re që ka përgatitur ekzekutivi për sanksionimin e orarit të punës duke ndikuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve si dhe mbrojtjen e familjes, të gjitha këto masa që janë marr në harmoni dhe konsultë të vazhdueshme më komunitetin biznesor në Ferizaj, për të krijuar lehtësira dhe një klimë të përshtatshme në të bërit biznes.

Tutje, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi, deputetin Pacolli për gatishmërinë e tij dhe vullnetin që të kontribuoj për qytetin tonë përmes projekteve të ndryshme zhvillimore. 
Vendosmëria e qeverisjes lokale që Ferizajt, kryeqendrës së zhvillimit ekonomik t’i jap dinamikë të re në zhvillimin e ekonomisë lokale, ka bërë që komuna jonë të jetë në mesin e qyteteve kryesore ku orientohen investimet si ato shtetërore ashtu edhe ato private.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img