Ai thotë se kjo ishte motoja e aktivitëve të mëdhenj, si Martin Luter King, Mahatma Gandi apo Ibrahim Rugova, shkruan lajmi.net
Me këtë ëndërr, Pacolli është nisur për në SHBA. Si duket, po synon ta realizoj “ëndrrën amerikane”.
Ai ka njoftuar se do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.
Postimi i plotë i tij:
« Unë kam një ëndërr »,
kjo ishte motoja e jetës së një aktivisti të madh për të drejtat njerëzore, një kalorësi të rrugës paqësore për arritjen e këtyre të drejtave, Martin Luter King.
Martin Luter King, Mahatma Gandi dhe këtu tek ne, Ibrahim Rugova janë emrat më të shquar të lëvizjeve paqësore për realizimin e ëndrrave, të popujve të shtypur, të pakicave që vuajtën dhe vuajnë genocidin apo diskriminimin në shekullin e 20, por dhe në shekullin ku kemi hyrë.
Edhe unë, edhe ne kosovarët që kemi luftuar për pavarësi, me rrugë paqësore, por dhe me luftë të armatosur, kemi ëndrrën tonë. Por ëndrrat mbeten ëndrra nëse nuk luftohet për to çdo ditë.
Sot në përvjetorin e lindjes së këtij personaliteti të madh amerikan, kur unë sot po drejtohem drejt SHBA-ve për të morë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump, dua t’ i them popullit të Kosovës: duhet të luftojmë për ëndrrën tonë! Kemi pavarësinë, por nuk kemi mirëqënien. Duhet të luftojmë për mirëqënien e qytetarit, mirëqenien e rinisë sepse nuk ka barazi, nuk ka drejtësi, pa mirëqenie !
Martin Luther King,Jr.