19,05,2024

OVL e UÇK-së në Ferizaj shënoi Ditën e Veteranit

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj, sot e ka shënuar 30 Dhjetorin-Ditën e Veteranit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraditen e sotme ka shënuar me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj,  ditën e Veteranit, ditë kjo që nderon kontributin dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve për lirinë e Kosovës.

Udhëheqësit e kësaj organizate në Ferizaj thanë se  shënimi i kësaj ditë pa udhëheqësit e luftës, të cilët po ballafaqohen padrejtësisht  në procesin gjyqësor në Hagë, është shumë e rëndë.

Ata shprehen të bindur se në të gjitha proceset do të triumfojë pastërtia e Luftës së UÇK-së para Botës .

“Jemi sot këtu për të nderuar shokët tanë luftëtarë të cilët ranë për çlirimin e Kosovës. Ky nuk është manifesti, është  Ditë e nderimit të tyre. Ky vit ishte një vit shumë I rendë, ku përveç pandemisë ishin edhe proceset politike. Ne sot jemi pa udhëheqësit kryesor  të veteranëve të Luftës. Kryetari dhe nënkryetari i Organizatës së OVL gjenden në Gjykatën e Hagës. Gjithashtu edhe udhëheqës të Luftës  gjenden në Hagë” ka thënë Rafiz Sejdiu , kryetar i OVL të UÇK-së, në Ferizaj.

“Sot  po shënojmë një ditë të rëndësishme në shenjë respekti dhe dashamirësie  për sakrificën  që bënë ata në kohë të vështira. Këtë vit po e shënojmë  më gjysmë shpirti pasi pjesën më të madhe të komandantëve të UÇK-së i kemi në bankën e të akuzuarve. Këto sfida i kemi kaluar edhe më parë  dhe jam i bindur që edhe kësaj radhe do të triumfojmë dhe do ta festojmë sërish lirinë dhe luftën e UÇK-së dhe të Kosovës.” Ka thënë Nexhat Shahini, Historian dhe veteran   i UÇK-së

“Edhe pse kjo ditë na gjen pa Komandantët, pa Kryetarin e nënkryetarin e OVL, pa bashkëluftëtarët tanë të cilët janë të privuar nga liria padrejtësisht, ne do të gjejmë forcën dhe vullnetin që në këtë ditë të kujtojmë shokët Dëshmorë të Kombit, kujtojmë bashkëluftëtarët që nuk janë më në mesin tonë, kujtojmë me krenari lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me homazhe do të nderojmë gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve, lavdi shokëve tanë që nuk janë më në mesin tonë!” thuhet në komunikatën e OVL e UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img