28,04,2024

OVL e UÇK-së, Ferizaj: Ushtria Çlirimtare e Kosovës – ushtri e shenjtë e popullit tonë!

Must Read

Lufta e ushtrisë çlirimtare ka qenë luftë e pastër, liria dhe themelet shtetit tonë janë mbi gjakun e Dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së!

Të gjitha akuzat e armiqve tanë, gjithmonë kanë nxjerr në pah pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar.

Sot pas një historie jo shumë të gjatë, vijnë akuza nga zyrtarë të lartë të shtetit tonë, deri kur këto akuza!?

Mbështesim deklaratën e Kryetarit të OVL dhe Kryesisë qendrore, i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të ftojnë Këshilltarin e Kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashin dhe të nisin hetim ndaj tij për këto akuza, këto akuza tregojnë hapur politikën e kësaj qeverie dhe qëndrimin e saj ndaj agresorëve të cilët na mbajtën me dekada të okupuar, na vranë e masakruan, gjithashtu tregon qasjen që ndjek ndaj çlirimtarëve.

Personat si ky por edhe ata që mbështesin këtë lloj, që me deklaratat e tyre në këtë kohë i shërbejnë Serbisë nuk janë të dëshiruar në pozita udhëheqëse të shtetit tonë, e as nuk kanë të drejtë ta shijojnë këtë liri në këtë tokë për të cilën është derdhur shumë gjak!

Kërkojmë distancim, shkarkim por edhe përgjegjësi për të gjithë personat që akuzojnë luftën e drejtë të UÇK-së!

Me respekt Kryesia e OVL-UÇK dega Ferizaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img