16,10,2024

ORGANIZOHET PANAIRI I PËRBASHKËT I PRODHIMEVE BUJQËORE SHTIME-LIPJAN

Must Read

Shtime, 12 qershor 2016 – Për nder të 17-Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, respektivisht Sektori i Bujqësisë në Shtime në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, për herë të pestë organizon Panairin e Prodhimeve Bujqësore.

13433226_921305027994957_2540199514197779990_o (1)

Edhe pse ishte ditë e diel, Sheshi “Ahmet Shtimja” si asnjëherë më parë ishte mbushur me tenda, në të cilat kishin zënë vend produkte të shumta bujqësore por kishte edhe punime nga drugdhendja. Panairin e ka vizituar edhe i pari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Fatmir Rashiti, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Sabri Çerkini me zyrtarë komunalë, përfaqësuesit e Klubit të Biznesit të Shtimes si dhe strukturat udhëheqëse nga Komuna e Lipjanit.
Duke i përshëndetur agrobizneset, të cilat ekspozuan prodhimet e tyre në panair, kryetari Ismajli vuri në spikamë se komuna e Shtimes, tash e shtatëmbdhjetë vite më parë ka filluar rrugëtimin e mabrë për një zhvillim ekonomik. ”Komuna e Shtimes e ka ndërruar fizionominë duke i gjasuar një qyteti modern, me infrastrukturë rrugore të zhvilluar, rrjet ujësjellësi, zhvillim ekonomik dhe me strategji të zhvillimit të arsimit e të turizmit rural”. Ai më tej shtoi se panairi i sotëm është edhe një dëshmi e avancimit të bujqësisë intensive.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Sabri Çerkini tha se ky panair po organizohet në këtë ambient të mrekullueshëm, para Muzeut të Qytetit dhe rrëzë brigjeve të lumit Shtimjanja. ”Interesimi i bizneseve është dukshëm i shtuar si nga komuna e jonë po ashtu edhe nga komuna e Lipjanit dhe e Vitisë”, tha drejtori Cerkini.

13391416_921305531328240_7661947223579918650_o
Feti Krasniqi, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Lipjanit, panairn e cilësoi shumë të rëndësishëm për të gjithë. ”I kemi bërë përgatitjet me kohë, fermerët nga Lipjani kanë shprehur interesimin e tyre për pjesëmarrje në këtë panair”, përfundoi drejtori Krasniqi. Me një falë rasti, i përshëndeti të pranishmit edhe drejtori i IKC-së, Ekrem Bajrami.
Beqir Ahmeti nga fidnaishtja “Beqa” nga Godanci i Ulët ishte tejet i kënaqur me organizimin e panairit. ”Jemi të kënaqur me subvnecionimin e bujqësisë nga Komuna e Shtimes por jo edhe me subvencionet qeveritare“, nënvizoi fermeri Ahmeti.
Lumjan Vehapi nga komuna e Lipjanit ishte shumë i kënaqur me organizimin e këtij panairi. Ai gjatë të tërë kohës ka shpërndarë hamburger për adhuruesit e këtij ushqimi të shpejtë. ”Kam marrë pjesë në shumë panaire dhe gjithmonë jam ndar i kënaqur, bukur po ndihem edhe në Shtime”, përfundoi Vehapi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img