Qytetarë, biznese, grupe vullnetarësh e së fundmi edhe organizata të ndryshme po japin kontributin e tyre për tejkalimin sa më të lehtë të gjendjes me pandeminë COVID-19. E tillë është edhe organizata WAMY, e cila sot dhuroi 200 pako ushqimore e higjienike për nevojtarët e Ferizajt.
Drejtori i kësaj organizate, Mehmet Kalisi tha se kjo mbështetje që po i jepet Ferizajt, është si rezultat i vlerësimit të nevojave nëpër komuna e ndër të cilat, në vargun e komunave kjo organizatë përzgjodhi edhe Ferizajn.
Pranimin e këtij donacioni si dhe falënderimin në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për këtë mbështetje me pako ushqimore e higjienike e bëri drejtori komunal, Afrim Llabjani. Ai shtoi se me një organizim sikurse ky i deritanishmi i shtabit emergjent, Komuna e Ferizajt ka arritur të përmbush të gjitha nevojat e familjeve nevojtare.
