Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë, ora e parë e mësimit ti kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë
Shenjtërimi i Nënës Terezë, në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin u bë ditën e sotme 4 shtator 2016 në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij Papa Franqeskut.
Ministria e Arsimit, uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016 -2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
MASHT, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar që të ofroi mundësi dhe kushte të mira për një arsim cilësorë dhe uron që të gjithë përgjegjësit arsimor, mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen në realizmin suksesshëm të misionit të përhershëm për ngritjen e cilësisë në arsim, shkruan në komunikatën për media të dërguar nga MASHT.