20,04,2024

Open Data Kosovo lanson projektin “Llogaridhënia, Teknologjia dhe Rrjeti i Hapjes Institucionale në Evropën Juglindore – ACTION SEE”

Must Read

Open Data Kosovo lanson projektin “Llogaridhënia, Teknologjia dhe Rrjeti i Hapjes Institucionale në Evropën Juglindore – ACTION SEE”, projekt i financuar nga Komisioni Europian.

ODK si pjesë e rrjetit ACTION SEE, rrjet i cili është i përbërë nga organizata rajonale të Evropës Juglindore kanë startuar me një projekt regjional, projekt i cili do të mundësoj hulumtime të ndryshme sa i përket bashkëpunimit QEVERI-OJQ-MEDIA, formimin e indeksit të hapjes në rajon, poashtu edhe ndihmë financiare në formë të mikro-granteve për ojq-të që të u’a lehtësojë punën dhe t’ua mundësojë t’i ngrisin kapacitetet e tyre.

“Qeverisja e mirë është qelësi i sundimit të ligjit. Dhe përderisa problemet me korrupsion, transparencë, sundim të ligjit dhe qeverisje të mirë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ende është një mungesë e të kuptuarit dhe problemeve sistematike që vështirë se pranojnë mbulueshmëri të mjaftueshme.” tha Besnik Rrustemi.

“Projekti në fjalë ka për qëllim rritjen e përfshirjes së shoqërisë civile dhe mediave në procese të vendimmarrjes, krijimin e politikave dhe opinionit publik, gjithashtu edhe rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile që të adresojnë probleme të ndjeshme.

Gjithashtu konferencës u potencua që gjatë 4 viteve të ardhshme do të ipen edhe grante të vogla të cilat do të u mundësojnë organizatave jo-qeveritare dhe organizatave mediatike që të rrisin kapacitetet e tyre dhe të prekin tema dhe probleme më të ndjeshme.
13219806_10207690317034272_1294534013_n

13180943_10207690317394281_2117405490_n

13187660_10207690317514284_297815540_n

13187772_10207690317794291_1040503198_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img