Shumica e këtyre 3,7 milionë fëmijëve, të cilët nuk po marrin një arsim fillor ose të mesëm jetojnë në vendet në zhvillim.
Rreth 900 mijë prej tyre janë sirianë. “Mungesa e shkollimit bazë ndikon në shanset e refugjatëve në jetën e mëvonshme”, sipas raportit që UNHCR-ja ka publikuar para samitit të javës së ardhshme të refugjatëve të OKB-së, në Nju Jork.
Vetëm një në 100 refugjatë arrin të hyjë në një universitet, në krahasim me një në tre në mesin e të rinjve të zakonshëm. “Shumë shpesh, edukimi për fëmijët refugjatë është konsideruar si një luks, një opsion ekstra jothelbësor pas ushqimit, ujit, strehimit dhe kujdesit mjekësor”, ka kritikuar Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.